Diëve të nxehta sic duket po iu vjen fundi. Në vend tashmë do ketë reshje të shiut. Mot më i qëndrushëm pritet që të mbizotrojë sot (e dielë). Ndërkohë që nga e hëna reshjet e shiut do të rikthehen në vendin tonë.
Nga dita e hënë, një turbullirë nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë kushte për reshje shiu. Ditën e martë reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima.
22.09 – Kthjellët dhe me diell.
23.09-24.09 – Të hënën paradite vransira dhe intervale me diell. Ditën vransirat do të shtohen, e pasdite vonë dhe mbrëmje priten reshje shiu. Ditën e martë, herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Ditën kryesisht vranët, e priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi.
25.09 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale në fundjavë do të zbresin deri në 3C, e ditëve të para të javës do të luhaten ndrëmjet 10C dhe 14C, e maksimalet do të rriten gradualisht nga 20C deri në 25C.
Shtypja atmosferike pas rritjes që do të shënojë ditën e shtunë, më pas pritet të zbresë përreth vlerave normale..