Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë kësaj jave.
Nga dita e hënë deri të mërkurën ka mundësi që të ketë ndryshim të motit, por jo në gjithë territorin.
Javën që e lamë pas, reshje kishte në jug dhe jugperëndim të vendit, ndonëse kishte parashikime që të kemi reshje edhe në pjesët tjera të territorit, por prezenca e masave të fuqishme të ajrit që ishin nga perëndimi i vendit i ndryshuan kushtet meteorologjike duke i zhvendosur vranësirat rrëzë maleve dhe reshjet e shiut në formë rrebeshi kishte kryesisht në malet e Sharrit, duke i përfshirë gjitha fshatrat e rrethit të Dragashit e deri në pjesën jugore të qytetit të Prizrenit, kurse pjesa tjetër e territorit mbeti nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik, vranësira të paqëndrueshme dhe rreze dielli.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31—36 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë