Vazhdojnë forumet e diskutimit me Kryetarë dhe antarë të Këshillave Lokal në fshatrat e Klinës.

Është mbajtur forumi i pestë dhe i gjashtë i diskutimit me kryetarë të këshillave dhe banorë të fshatit Kryshevë e Vogël dhe fshatit Zajm
Në takime banorët e këtyre lokaliteteve bënë të ditur problemet me të cilat ata ballafaqohen, dhe njëkohësisht rënditen prioritetet të cilat do ndikonin në përmirësimin e kushteve të jetësës.

Prioritete të përbashkëta ishin zgjidhja e problemit të ujit të pijes dhe zgjidhja e problemit të kanalizimeve, përkatësisht funksionalizimi i tyre. Për fshatin Kryshevë e Vogël problem përbënte rrjeti elektrik, kurse për Zajmin mungesa e trotuarit, dhe mungesa e ngrohjes qëndrore për shkollën e fshatit.

U shpalosën edhe aktivitet të cilat banorët në baza vullnetare me vetfinancim kishin përfunduar, ku bënte pjesë mirëmbajtja dhe rregullimi i varrezave për të dyja lokalitetet, kurse Zajmi kishte në plan edhe fillimin e ndërtimin e një objekti për nevojat e komunitetit.

Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të Aktivitetit për Bashkëpunim në Komunitet, i financuar nga USAID dhe i përgatitur nga OJQ ZANA.

Përmbajtja e këtij takimi është në përgjegjësi të vetme të Shoqatës së Gruas Zana dhe nuk paraqet medoemos pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së SHBA-së.