Ish-kampioni i boksit, Agim Tahiraj, ka vizituar gjatë ditës së sotme kryetarin e OVL-UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj që njëherit është edhe drejtor i klubit të boksit “Dukagjini”.
Me këtë rast Tahiraj, ka publikuar edhe një status ku ka thënë se me Balajn kanë biseduar për sportin e boksit dhe organizimin e një turneu memorial që do të mbahet me 27.09.2021 në Klinë.
“Ishte knaqësi ta takoja mikun ,shokun dhe kolegun e boksit , z.Hajdin Balaj tani kryetar i OVL në Klinë dhe drejtor i klubit të boksit Dukagjini ku biseduam gjërë e gjatë për sportin e boksit te viteve të më hershme ku Hajdini ishte vertet një trim dhe luan ringu,dhe biseduam ashtu për boksin tani,ku pikërisht për organizimin e turneut memorial qe do ta organizoi me 27.09.2021 ketu në Klinë respekt për mikun dhe shokun Hajdin Balaj”, shkruan Tahiraj.
Ndryshe, Agim Tahiraj karrierën e filloi në Klubin e Boksit “Prishtina”, ku në vitin 1980 u bë kampion i Kosovës në kategorinë gjysmë e mesme 71 kg dhe nen kampion i Ish Jugosllavisë po në ketë kategori, në konkurrencën e Juniorëve.
Karrierën e vazhdoj në Klubin e Boksit “Partizani” në Gjilan dhe që nga viti 1983 karrierën e vazhdoj në KB “Kristal” te Zajeqarit deri në vitin 1988 ku edhe e përfundoj karrierën e aktivitetit si sportist, dhe që nga pavarësimi i sportit kosovare në vitin 1991 vazhdon me sportin e boksit, por si trajner në KB “Prishtina” se bashku me kolegët deri pas përfundimit te luftës e po ashtu edhe pas lufte vazhdon punën në ketë klub deri në vitin 2001 ku në ketë vit pikërisht në mars te viti 2001 themelon Klubin e Boksit “Drenasi” në qytetin e Drenasit. Çmimet dhe Medaljet 1984 – Medalja e Bronx në turneun ndërkombëtare Kupa e Vidinit – Bullgari. Ai është edhe fitues i shumë çmimeve.