Driton Kuka ka falënderuar qytetin e Pejës për pritjen që këta ia bën pas ardhjes me dy medalje të arta nga “Tokio 2020”.
“Peja ime …”
“Pritja në qytetin e lindjes shijon ndryshe!”
“Kampionet tona Olimpike ngrohësisht u priten dhe përshendeten në vendlindje.”
“Kryetari Muhaxheri dhe Drejtoresha Syka u përkujdesen për pritje madhështore të ekipit tonë!”
“Faleminderit për pritje madhështore Peja ime”, ka shkruar Kuka në Facebook.
Kampioneve olimpike pritje e ngrohtë iu bë edhe në Prishtinë nga shumë qytetarë, ku ishte prezent edhe kryeministri Albin Kurti dhe disa ministra tjerë.