Sot 23 vjet në altarin e lirisë ra heroikisht dëshmori Avni Zhabota.
Me këtë rast në varrezat e dëshmorëve në Grabanicë u mbajtën homazhe nën organizimin e OVL UÇK – dega në Klinë, me kryetar Hajdin Balaj.
Po ashtu edhe kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.
Gjithashtu u vendosën edhe kurora lulesh dhe u tha se falë gjakut të dëshmorëve ne sot jetojmë në tokën tonë të lirë dhe pavarur.
Po ashtu sot është edhe përvjetori i 23-të i rënies së dëshmorit të kombit, Rexhep Hasan Morina nga fshati Gllarevë.