Tifozët e Dukagjinit e pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Ferizajn (FOTO LAJM)
September 20, 2019
Dukagjini mund të mos jetë kërkah hiç këtë edicion të Superligës, derisa edhe pas javës së pestë mbetet ekipi i vetëm pa asnjë fitore, madje pas as edhe një gol të realizuar, shkruan Gazetasheshi.com.
Por, në nivelin e detyrës dhe ndër më të mirët e grupit të tifozërive janë padyshim “Hithat” nga Klina.
Ky tifo grup e ka mbështetur ekipin që nga java e parë e kampionatit, madje edhe kanë bërë një udhëtim drejt kryeqytetit për të përkrahur skuadrën në ndeshjen e javës së katërt ndaj Flamurtarit.
“Hithat” e kanë dëshmuar vetën sërish, teksa këtë herë kanë pastruar stadiumin e tyre “18 Qershori”, pas ndeshjes së djeshme ndaj Ferizajt.
“Me kritiku osht leht , me shajt tu i hanger te gjitha kto fara e me bo krejt kta berllog osht leht , me kallzu qe kultura osht nen 0 ne vendin tone qenka leht. Kto jane pamje te Stadiumit ” 18 Qershori “, qe u ndertua ne kohen ndoshta me te vshtire te klubit tone te zemres. Mbi te gjitha kjo osht MARRE ! Ju lutemi qytetareve te Klines qe ta mbajne pastertine jo vetem ne stadium por ne qdo cep te Qytetit tone”, thuhet në njoftimin e Hithave.