Pamje të rënda/ Polici i del në ndihmë të aksidentuarve në Gllarevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht tek vendi i rrasave në Gllarevë.

Klina Info sjellë pamje ku shihet vetura e dëmtuar tërësisht.

Dy persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa atyre iu ka dalë në ndihmë polici Labinot Gashi.

Vetura është vetëaksidentuar, ndërsa nuk dihen shkaqet që çuan deri te aksidenti.