Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se FSK ka ngritur gjendjen e gatishmërisë së njësive të saj të para reaguese, në rast të nevojës, pas reshjeve që kapluan vendin tonë.
Ai thotë se këtë ja ka bërë të ditur edhe Ministrit të Brendshëm , Xhelal Svecla.
Ai thotë tutje se FSK është e gatshme që të kryejë detyrat e mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe lokale për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve./