Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, njihet për afërsinë që ka me qytetarët, por edhe për orarin e gjatë të punës në teren.
Megjithëse ditë vikendi, Elezaj sot ka inspektuar punimet që po bëhen në rregullimin e trotuarit pranë xhamisë së qytetit.
Ai ka thënë se para festës së Bajramit të Vogël do të përfundojnë punimet për rregullimin e trotuarit dhe parkingut afër xhamisë.
Postimi i tij:
Vizitë te xhamia e qytetit, ku po zhvillohen punime
Sot kam inspektuar punimet që po bëhen në rregullimin e parkingut pranë xhamisë së qytetit, dhe trotuarit në të dy anët e rrugës në atë pjesë.
Me qëllim që punimet për rregullimin e parkingut dhe trotuarit afër xhamisë të përfundojnë para festës së Bajramit të Vogël, kompania punëkryese do të punojë edhe të dielën.
Po ashtu, me ritme të shpejta do të vazhdojnë punimet për rregullimin e trotuarit, vendosjen e ndriçimit edhe asfaltimin e rrugës në atë pjesë.