Sheshi dhe rrugët e qytetit të Klinës po ngjajnë me ato të shteteve përendimore.
Rregull e pastërti, është ajo që shihni në këto fotografi të publikuara nga kryetari Zenun Elezaj.
Ai tregon se janë pastruar dhe mirëmbajtur hapësirat publike në qytet, teksa ka falënderuar ata që kujdesen për pastrim.
“Falënderoj kolegët e vyeshëm për angazhimin e tyre, të cilët me punën e tyre po e bëjnë qytetin të duket çdo herë e më i bukur në këto ditë të nxehta vere”, shkruan Elezaj në FB.