Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur tre aksidente me fatalitet, prej 64 gjithsej sa ishin në total.
Sipas Policisë së Kosovës, 22 ishin me persona të lënduar, kurse në 39 aksidente tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.
Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1 mijë e 280 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe 34 persona, 21 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje kurse 10 në vuajtje të dënimit.