Pasi më erdhi radha për vaksinim kundër virusit COVID-19, në kategorinë e personave mbi 55 vjeç, , në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, kam marrë dozën e parë të vaksinës.
Me këtë rast falënderoj punëtorët shëndetësorë për angazhimin e tyre, ndërsa inkurajoj qytetarët që të lajmërohen për të marrë vaksinën.