Zvicra ka hequr Shqipërinë nga zona e kuqe.
Aeroporti ‘Nënë Tereza’ , ka njoftuar që duke nisur që nga disa e sotme qytetarët mund të udhëtojnë drejt Zvicrës, pa qenë e nevojshme për një test anti-COVID ose të jesh i vaksinuar me një vaksinë.
Sipas njoftimit të TIA-S, vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për qytetarët shqiptarë janë: Austria, Holanda, Belgjika dhe Zvicra.
Njoftimi i plotë nga Aeroporti ‘Nënë Tereza’:
Nga sot, 26 Qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë:
Austria
Holanda
Belgjika
Zvicra