Është dënuar me 22 vjet burg ish polici, Derek Chauvin për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd në Minneapolis në maj të vitit 2020.
Ish-oficeri është mbajtur në izolim që kur u shpall fajtor në prill të këtij viti.
George Floyd, vdiq pasi ish oficeri Chauvin iu gjunjëzua në qafë për më shumë se nëntë minuta.
Vrasja e tij shkaktoi protesta globale kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.
Chauvin, 45 vjeç, u dënua për vrasje të shkallës së dytë muajin e kaluar. Gjatë gjykimit të tij, avokati i tij e përshkroi vrasjen si “një gabim të bërë me mirëbesim”, ndërsa prokurorët kërkuan një dënim me 30 vjet burgim, shkruan BBC,