Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të mbesin të qëndrueshme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Ky institut paralajmëron se situata do të kushtëzojë mot të nxehtë dhe me vapë,
Të hënën dhe të premten parashihen riga shiu, ndërsa ditëve të tjera të javës do të ketë mot me diell.
“Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore. Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Meteorologët parashikojnë se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi