Zvicra dhe Turqia kërkojnë biletën e kalimit nga grupi, Uelli shpreson në mrekulli kundër Italisë

Në program për sot janë dy ndeshje për t’u zhvilluar.

Italia, që tashmë ka siguruar kualifikimin, do të luaj kundër Uellsit. “Azzurët” nga dy ndeshje kanë 6 pikë, me një fitore apo barazim e sigurojnë pozitën e parë.

Kombëtarja e Uellsit me fitore apo barazim e siguron kualifikimin tutje. Me fitore dalin në vendin e parë. Humbja mund t’i kushtoj uellsianëve. Ndeshja zhvillohet në ora 18:00 në stadiumin “Olimpico”.

Po në këtë termin, do të luhet edhe ndeshja mes Zvicrës dhe Turqisë. Dy kombëtaret duan fitore.

Zvicra me një fitore do të shkonte në kuotën e 4 pikëve, aq sa ka edhe Uellsi momentalisht. Një humbje e uellsianvë me diferencë 3 gola e lartë do të ishte e mirëseardhur për helvetikët.

Turqia, që momentalisht ka 0 pikë, me fitore do të shpresonte që të kalonte grupin nga vendi i tretë.

Ndeshja luhet në Azerbajxhan, në stadiumin olimpik në Baku.