ELEZAJ VIZITOI KOMPANINË “DSG HOLDING”

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me bashkëpunëtorë të komunës, dje ka vizituar kompaninë DSG HOLDING, e cila merret me distribuimin e pijeve alkoolike dhe joalkoolike në sistemin draft, ku janë pritur nga drejtori i kësaj fabrike, z. Sylejman Gashi.

Në këtë takim u bisedua për kushtet dhe që ka fabrika dhe bashkëpunimin ndërmjet fabrikës dhe komunës së Klinës.

Kryetari Elezaj përgëzoi drejtorin Gashi për punën, angazhimin dhe suksesin e arritur në menaxhimin e kësaj ndërmarrje dhe premtoi përkrahje të vazhdueshme institucionale.

Ndërsa drejtori Gashi falënderoi kryetarin Elezaj për vizitën dhe bashkëpunimin e realizuar. Po ashtu ai e informoi kryetarin në lidhje me fabrikën dhe procesin e prodhimit.

DSG HOLDING është kompani e cila merret me Distribuimin e pijeve alkoolike dhe joalkoolike në sistemin draft (me fuqi), si dhe bën mirëmbajtjen, servisimin dhe instalimin e sistemit draft të lëngjeve. Po ashtu merret edhe me prodhimin e ambalazheve “PET” për ujë, birrë etj. për nevoja të eksportit.