Sot Klina ka shënuar 22 vjetorin e çlirimit nga agresori serb. Me këtë rast janë zhvilluar disa aktivitete, homazhe këto në nder të dëshmorëve të kombit.
Aktivitetet u organizuan nga Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj dhe Organizatat e dala nga lufta.
Përfaqësues nga komuna dhe nga këto organizatat vendosën kurora lulesh te shtatorja e heroit Mujë Krasniqi, më pas tek pllakata e martirëve dhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë.
Në ora 18:00 gjithashtu do të mbahet një lojë futbollistike, miqësore.