OVL Dega në Klinë me kryetar, Hajdin Balaj ka uruar qytetarët e Klinës, për 18 Qershorin Ditën e Çlirimit nga agresori serb,shkruna Klina.info
Ai ka uruar në veçanti të gjithë çlirimtarët dhe dëshmorët të cilët dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën për lirinë që ne e gëzojmë sot.
“Sot, ne këtë ditë e gëzojmë dhe festojmë falë gjakut të tyre. Ani pse në këtë ditë të veçantë gjendem në Kroaci për një takim, unë jam me zemër bashkë me ju. Dhe me shpirt u uroj të gjithëve këtë datë që simbolizon ditën kur u çliruam nga armiku serb. Shpresoj që vitin tjetër do ta festojmë me një organizim madhështor ashtu siç i ka hije”, ka thënë Balaj.
Ndryshe, në Klinë sot do të bëhen disa aktivitete në nder të kësaj dite./Klina.info/