38-vjeçarja nga Peja, Lendita Salihaj-Luta, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër, shkruan Gazeta Sinjali.
E ndjera vuante nga kanceri, i cili ia mori jetën për një kohë të shkurtër.
Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se varrimi i së ndjerës bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Pejës.
Luta me profesion ishte bankiere. Ajo ishte vajza e mjekut urolog nga Peja, doktor Ramë Salihaj