Bashkësia Islame në Klinë dhe Bashkësia Katolike shqiptare në Klinë, Gjakovë dhe Pejë sot vizituan QKMF-në në Klinë.
Ata falënderuan punonjësit shëndetësorë për punën në luftën ndaj pandemisë COVID-19 dhe për vaksinimin e qytetarëve në komunën e Klinës.
Gjithashtu i uruan edhe drejtorit të ri të QKMF-së, Dr.Haxhi Ibishi për zgjedhjen në këtë post dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.
“Falënderojme të gjitha bashkësitë fetare të Komunës së Klinës për bashkëpunimin e tyre të shkëlqyeshëm dhe kontributin që kanë dhënë për vetëdijesimin e komunitetit e sidomos të rinjëve që sot ta duan dhe të punojnë sa ma shumë për Kosoven tonë të dashur”, janë shprehur nga QKMF për këtë vizitë.