Dje dy të burgosur në Burgun e Dubravës janë rrahur rreth orës 16:00, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Të njëjtit i është ofruar tretmant mjekësor.
“Burgu i Dubravës 01.06.2021 -16:00 Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i burgosur pasi njëjti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i burgosur. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmëni mjekësor”, thuhet në njoftim.