Një pilote shqiptare nga Kosova është bërë pjesë e stërvitjes më të rëndësishme që zhvillohet në Evropë, “Defender 2021”.
Nëntogere Valdete Mehanja, e lindur në Kosovë, por prej vitesh pilote helikopteri në Shtetet e Bashkuara, tashmë ka ardhur në Shqipëri si pjesë e trupave amerikane të stërvitjes ‘Defender ‘21”.
Teksa më herët ka qenë pilote civile, Valdetja shprehet se i është bashkuar ushtrisë amerikane për një arsye të fortë: “Sepse kjo ushtri, veçanërisht Amerika e ka ndihmuar shumë popullin shqiptar, sidomos Kosovën. Dhe e ndiej veten si në borxh”.
Nëntogerja Valdete Mehanja, e ftuar në studion e Euronews Albania foli mbi eksperiencën e saj në fushën e aviacionit.