Një ‘kartel droge’ i përbërë nga siçilianë, kolumbianë dhe shqiptarë, u shkatërrua sot nga policia e Catania-s në Itali.
Në pranga përfunduan 13 persona, mes të cilëve edhe 4 shqiptarë, raporton noa.al.
Gjatë hetimit u sekuestruan 365 kilogramë drogë, përfshirë marijuanë dhe kokainë.
Operacioni i koduar ‘Cocorito’ është kryer nga mbi 100 efektivë policie.
Sipas Drejtorisë së Anti-Mafias së Katanias, ‘karteli i drogës’ vepronte në qytet në gjendje të tregtonte sasi të mëdha droge.
Grupi i parë kriminal drejtohej nga dy vëllezër kolumbianë, të cilët ndihmoheshin nga dy persona të tjerë nga Amerika e Veriut.
Grupi i dytë kriminal, i drejtuar nga Viktor Dalipaj ishte i ndarë në dy nëngrupe. I pari përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe drejtohej nga Julian “Juli” Hoxhaj dhe Indrit “Endri” Karafili.
Ata sipas hetimeve realizonin transportin e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria, dhe më pas i shisnin për organizatat kriminale që vepronin në Sicili.
Grupi i dytë, i udhëhequr nga Sebastiano “Mishi” Lombardo, Salvatore Litteri dhe Gioeli Musumeci, furnizoheshin me marijuanë nga grupi i drejtuar nga shqiptarët dhe e shisnin në Catania.
Policia italiane publikoi videon që noa.ak ju sjell më poshtë:
Të gjithë akuzohen për trafikimin dhe tregtimin e drogës dhe janë identifikuar si:
Viktor Dalipaj, lindur në Shqipëri, 46 vjeç;
Petraq Troka, i njohur si “Pietro”, lindur në Shqipëri, 33 vjeç;
Juljan Hoxhaj, i njohur si “Juli”, lindur në Valona (Shqipëri), 29 vjeç;
Indrit Karafili, i njohur si “Endri”, lindur në Shqipëri, 34 vjeç;
Hillaris Sotiris, i njohur si “Hilary”, lindur në Kolumbi, 26 vjeç;
Julio Cesar Hurtado Rodriguez, i njohur si “Cheo”, lindur në Kolumbi, 30 vjeç;
Ruben Dario Mondragon Rodriguez, lindur në Kolumbi, 35 vjeç;
Robert Andres Rodriguez Mina , aka “Solìto”, lindur në Buenaventura (Kolumbi), 26 vjeç;
Brahallan Ivan Escobar Buritica , i njohur si “Bryan”, lindur në Kolumbi, 27 vjeç;
Adriano Roberto Spina, i njohur si “xhaxhai”, lindur në Nicolosi (CT), 56 vjeç;
Salvatore Litteri, i njohur si “Paolo”, lindur në Catania, 36 vjeç;
Sebastiano Lombardo, i njohur si “Sebi e Mishi”, lindur në Catania, 31 vjeç;
Gioeli Carmelo Musumeci, i njohur si “Gioele”, lindur në Catania, 39 vjeç.