Zenun Elezaj në 22 vjetorin e Masakrës së Dubravës: S’mund të gjejmë qetësi pa zbardhjen e këtij krimi

22 vite më parë, qindra shqiptarë të pafajshëm e të pa mbrojtur përjetuan tmerret e masakrës së Dubravës, krim i planifikuar e realizuar nga forcat serbe, ku 130 të burgosur shqiptar u vranë e mbi 200 u plagosën.

Dy dekada pas, rrëfimet e të mbijetuarve të këtij krimi makabër janë rrëqethëse, kurse ende askush nuk është dënuar, megjithëse dihen autorët.
Andaj, familjarët e të vrarëve, dëshmitarët e saj e as ne nuk mund të gjejmë qetësi pa zbardhjen e këtij krimi e krimeve të tjera që Serbia ka kryer në Kosovë.
Në këtë masakër kanë mbetur të vrarë edhe Agim Duraku, Bajram Berisha, Zahir Agushi, dhe Mujë Tafilaj.

Sot, po ashtu kujtojmë më dhimbje e krenari edhe dëshmorin e kombit, Qaush Fazliun, i cili pikërisht më 22 maj 1998 ra në altarin e lirisë për të mbetur emër i paharruar në historinë tonë kombëtare.

Lavdi!

ZE