Shërohet nga leukemia pjesëtarja e Policisë në Pejë

Pjesëtarja e Policisë së Kosovës në Pejë, Visare Hyseni, e cila ishte e prekur me leukemi, është shëruar,

Lajmin e bëri të ditur humanisti, Adnan Hyseni, i cili tha se ajo tashmë do të kthehet në vendlindje, teksa ka falënderuar të gijthë ata që kanë ndihmuar në shërimin e saj.

“LAJM I JASHTËZAKONSHËM 🙏🏻 Dua ta ndaj me të gjithë ju Shqiptar ZOTI kurrë mos ju huptë Bamirës 🙏🏻 Pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Visarja e fitoj betejën ndaj sëmundjes së rëndë (Leokimisë) dhe po kthehet në Pejë tek familja, kolegët e saj dhe tek të gjithë ne. Jam i lumtur për ty dhashtë ZOTI që të kemi çdo ditë lajme të tilla ku na gëzojnë të gjithëve. Faleminderit ZOTIT që po më jep forcë e mundësi me qenë teje e çdo njerit që është i prekur me sëmundje të rënda se unë ju kuptoj më së miri sa vështirë është”, shkroi më tej ai në Facebook.