Rasti është duke u hetuar nga policia.
Një grua nga Veriç i Istogut, ka raportuar në polici se më 13 shtator vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Sipas raportit 24 orësh të policisë për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rastin janë duke e hetuar njësitë relevante të policisë.