Një person ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti është raportuar më datë 05.05.2021 rreth orës 14:30 në rrugë “Adem Jashari”, në Pejë.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nen hetime”, thuhet në raport.