Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka njoftuar se familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi.
Ai tha se të falësh është burrëri, nder e trimëri!
“Të falësh është burrëri, nder e trimëri! Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi. Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi. Shkelzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.