Në garë për tu bërë deputete ka hyrë edhe Drilona Jakaj nga Klina. Ajo është në listë të Vetëvendosjes.
Drilona vjen nga një familje e arsimuar dhe familje atdhetare.
Sponzor
E gjithë familja e Drilonës janë të diplomuar në drejtime të ndryshme.
Të dashur qytetarë, aktivistë dhe anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Unë jam Drilona Jakaj, kam lindur në Tiranë me 15 Janar 1992, ndërsa tani jetoj në Komunën e Klinës. Jam e nominuar si Kandidate për Deputete nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për zgjedhjet parlamentare që mbahen me 6 Tetor 2019.
Shkollën e mesme e kam përfunduar në Loyola Gymnasium, në Prizren, kurse shkollimin e lartë e kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin Ekonomiks, e specializuar në fushën e makroekonomisë dhe financave ndërkombëtare. Kam qenë e angazhuar si kontabiliste, në ACTA dhe me organizata të tjera, në Prishtinë.
Me dijen dhe përvojën që kam mbledhur gjatë këtyre viteve do të kontribuojë me qëllim të përmirsimit të politikave publike, ekonomisë dhe financave publike, në vendin tonë. Si sfidë e radhës për mua, tani është edhe gara për herë të parë si kandidate për deputete në Legjislaturën e radhës. Numri im në listen e fitores është 95. Me respekt, Drilona Jakaj.