Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi në FB ka shkruar një status për vdekjen e veteranit të UÇK-së dhe gazetarit, Valdet Berisha.
Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që njohën Berishën.
Ky është statusi i të parit të Klinës:
Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e veteranit të UÇK-së e ish gazetarit, Valdet Berishës.
Valdeti, përveç që njihej si një nga organizatorët e moderatorët e ngjarjeve kulturore e manifestimeve në Komunën e Klinës, ai ishte edhe veprimtar i çështjes kombëtare e dikur edhe punonjës në administratën e Komunës së Klinës.
I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, ish bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.