Ende presim nga ju prof. Mikel Gojani, gëzuar datëlindjen e 65-të dhe pensionimin tuaj!

 

Shkruan: Lekë Mrijaj 

 

Në këtë opinion timin, jam përpjekur qe në pika të shkurtra dhe në mënyrë modeste të ju sjell para jush një opinion timin dedikuar prof. Mikelit, opinion i realizuar në kuadër të 65- vjetorit të lindjes e pensionimit të tij, si për kontributin e tij madhor dhënë letërsisë e arsimit shqip qe do të thotë se është dhe mbetët një personalitet madhor i shquar i shkencës dhe kulturës shqiptare në disa segmente: me ndihmesat e tij të dorës së parë për opinione, studime e kritika letrare, si gjuhëtar nga më të veçantit dhe gjithsesi nga më të rëndësishmit; me krijimtarinë e përgjithme letrare dhe me veprimtari të tjera intelektuale publike, kulturore e arsimuese. 

Në veprimtarinë e tij letrare e shoqërore të Mikel Gojanit, e gjëjmë qe nga fillim viteve ’80-ta në shkollën Fillore “At’ Shtjefen Gjeçovi” në Zllakuqan të Klinës, i cili ishte gjithnjë i lidhur me fushën e edukimit, ku arriti autoritetin e njeriut të dijshëm dhe tejet të kompletuar, të thellë dhe të drejtë, i cili në bazë të një autoriteti të tillë gjatë viteve të okupimit serbian, veç lëmisë së tij si gjuhëtar , ishte kërkuar nga ai të angazhohej në funksione të ndryshme të LASH-it, gazetarisë së guximtë e të kauzës së gjithëmbarshme kombëtare në vitet ’90 ta të kohës se okupimit serbian. 

Ai, përveç si mësimdhënës ka punuar edhe bibliotekar në shkollën fillore “Atë Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan. Një kohë ka punuar edhe koordinator në bibliotekën e qytetit “Kongresi i Manastirit”, gazetar në gazetën kombëtare “Bota sot” në Prishtinë si dhe deri me pensionimin e tij – ditën e sotme ishte lektor profesional në Kuvendit komunal në Klinë. Është i shquar si shkrimtar me përmasa të larta letrare të cilit për asnjëherë nuk i mungon as universalizmi, duke reflektuar në këndin gjithëpërfshirës, ashtu siç ka edhe veçantinë e vet të theksuar: veçantinë tipike shqiptare. Por, gjithsesi një veçanti shqiptare të sublimuar në universalizëm qe me plotë të drejtë e them nga këndvështrimi im se vërtetë si krijues radhitet skaj shkrimtarëve të mëdhenj të Kosovës e Shqipërisë pikërisht si një krijues i rrallë i fjalës, një mjeshtër romanit, esesë, prozës, poezisë, gazetarisë e publicistikës. Dhuntinë e tij letrare prof. Gojani e ka sprovuar në të gjitha gjinitë letrare pra shkruan në prozë e poezi për fëmijë e të rritur dhe kritikë letrare si dhe merret me kritika, analiza studimore, hulumtime shkencore si dhe me publicistikë. 

Nisma poetike, vazhdimi këmbëngulës prozaik dhe eksperimentet e suksesshme në të gjitha gjinitë letrare, sikurse edhe në shkrimet e tjera diskursive, janë dëshmi të formësimit të gjenialitetit letrar dhe shkrimor, gjenialiteti letrar dhe shkrimor i sprovuar, i identifikuar, i afishuar, i njohur dhe i pranuar nga lexuesit e tij admirues. Pikërisht sa herë qe takohemi në qytet me shkrimtarin Gojani, vërtetë ndiej mesazhin e fjalës së tij si një forcë të pandalshme motivuese, mesazh në rrugëtim drejt vlerave në krijimtarinë letrare dhe veprimtaritë tjera kulturore, kombëtare e njerëzore. 

Prof. Mikel Gojani, është organizator e pjesëmarrës i shumë Sesioneve shkencore si dhe njëri ndër studiuesit më të spikatur e të pa lodhshëm që e ka Klina dhe treva e Dukagjinit , i cili prej shumë vitesh zhvillon veprimtarinë gjithëpërfshirëse shkencore dhe hulumtuese në ndriçim të gjeo-historisë sonë Shqiptare. Ai, ka realizuar bashkëbisedime, recensione e kronika tjera të ndryshme me doajen të mëdhenj të letërsisë ndaj edhe në veprat e tij gjejmë, përfshirje nga bota letrare e kulturore: shkrimtarin e nobelistin, Ismail Kadare, dr. Ibrahim Rugovën, shkrimtarin Bardhyl Londo, Lasgush Pogradeci, shkrimtarin Nasi Lera, Adem Istrefi, Adelina Mamaqi, Agim Gjakova, Skënder Buçpapaj, Dhimitër, Petrit Koçi, Moikom Zeqo, imz. Nik Prela, Mirko Gashi, Sulejman Mato, imz. Mark Sopin, Pjetër Nikolla, Teodor Laçon, Fatos Kongolin, Vath Koreshin, Koçi Petritin, Izet Durakun, studiuesit Rrok Zojzin, Frrok Çupin, dom Lush Sopin, dom Gjergj Gjergji, artistët Ndrekë Lucën, Liza Vorfin dhe Liljana Kondakçi, studiuesin e mirënjohur Agron Fico, Nikoll Loka etj., si dhe mjaft tema të tjera me interes të veçantë letrar e kulturor e studimor. 

Vlen të potencohet se krijimtaria e prof. Mikel Gojanit është studiuar nga rrafshe të ndryshme, ashtu siç është parë edhe nga këndvështrime të ndryshme.  Atë e kanë studiuar dhe analizuar profile të ndryshme studiuesish letrarë, nga Kosova e Shqipëria të cilët kanë thënë: Moikom Zeqo (“Mikel Gojani, është njeriu i mrekullueshëm dhe personalitet i shquar i letërsisë dhe kulturës. Veprat e Mikel Gojanit zënë vend të merituar në letërsinë shqipe. I jemi mirënjohës për gjithë atë çfarë ka shkruar dhe begatuar letërsinë tonë bashkëkohore”). Nasi Lera (“Libri i Mikel Gojanit, “Zëri i largët” më pëlqeu shumë dhe do të doja të ishim bashkë dhe të bisedonim për mbresat që ai më la. Po unë e di se në bibliotekën time modeste kam pjesën më të çiltër të Mikel Gojanit. Ajo sa më takon mua aq u takon të gjithëve. I uroj edhe libra të tjerë dhe… sugjeroj të mos të kënaqet por të shkruaj. Mos të humb talentin me modestinë që ka. Të pohojë atë po te jetë nevoja edhe me arrogancë. Talenti i tij poetik nuk i takon vetëm atij”). Sulejman Mato (“Mikel Gojani është shkrimtar dhe studiues me vlera të veçanta në letërsinë shqipe. Mikel Gojani përveçse është një shkrimtar i mirëfilltë profesionist, është dhe një studiues me vlera të spikatura, i njohur dhe i respektuar në të gjitha trevat shqiptare. Mikel Gojani, unë e di mirë…Do të vijë një ditë që Kosova do të krenohet më ty dhe do të vërë në Panteonin e diturisë kosovare”). Prend Buzhala ( ” Mikel Gojani, i cili shkruan libra të ndryshëm letrarë (poezi, romane, kritika e studime letrare dhe letërsi për fëmijë), dhe, në vazhdën e preokupimeve të tij me fjalën e shkruar, ai boton edhe libra të ndryshëm monografikë, publicistikë e dokumentarë. Kur Fridrih Niçe jepte përgjigjet e tij se përse shkruan, dhe përgjithësisht, përse shkruan libra të mirë, ai nënvizonte: duhet të jesh një gjeni i zemrës, nga prekja e të cilës secili do të ketë mundësinë të bëhet më i pasur, më i pasur në vetvete, ndoshta më i ndjeshëm, më i thyeshëm nga pasiguritë, furitë, por gjithnjë e gjithnjë pajisesh me vullnet të ri…”). Rushit Ramabaja (“Thelbësore për krijimtarinë poetike të poetit Mikel Gojani është krijimi i gjeografisë poetike gjithëkombëtare, që del jo vetëm nga toponimet, por edhe nga fryma e përgjithshme e krejt poezisë”). Abdullah Konushevci (Mikel Gojani, mëton të ndërtojë poezinë si një dramë të vogël, koncept ky shumë bashkëkohor, i cili duhet të gjejë një shprehje edhe më të plotë etj). Pjetër Nikolla (“Librat e Mikel Gojanit kanë lënë vulën e vet në shkencën, kulturën dhe letërsinë tonë”). Ramadan Musliu (Në vargun e Gojanit, fati i njeriut identifikohet me formën e përjetimit të poetit të fatit personal, i cili nga vjershat del si një shqetësim personal për fatin e njeriut në përgjithësi që mund t’i ngjasojë fatit të vetë poetit). Marjan Cubi (“Mikel Gojani me shkrimet dhe librat e tij të botuar ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndriçimin e angazhimeve dhe të veprimtarive të personaliteteve të shquara të diasporës shqiptare, sidomos të atyre në Amerikë. Shkrimet e tij për shumë veprimtarë të jetës politike, letrare dhe kulturore të këtij komuniteti larg atdheut, do ta lënë vulën e vet”). Dr. Gjon Buçaj (Vlera e veprës së Mikel Gojanit duhet lavdëruar dhe e meriton mirënjohjen, sepse ai i ka hyrë punës për ta bërë në letër, me qëllimin që të mos harrohen veprimtaritë e mërgimtarëve tanë, të cilët për vite me radhë i kanë ndihmuar çështjes kombëtare”). Gjekë Marinaj (“Pena e shkrimtarit Mikel Gojani na del qartë se është një penë e madhe që mund ta shohim më larg se sa fleta e bardhë”). Isak Ahmeti (Mikel Gojani, autor i dhjetëra veprave zhanresh të ndryshme (poezi, prozë, monografi etj.) i njohur në opinionin shqiptar, po lë gjurmë të pashlyeshme në fushën e letrave shqipe. Mikel Gojani është shkrimtar i proveniencës europiane). Nue Ukaj (“Veprat e Mikel Gojanit duhet të tumiren si një ndihmesë e rëndësishme për lexuesit shqiptarë”). Mehmet Kajtazi (“Duke lexuar librin “Shëti për Atdhe”, nxënësit edhe më shumë do ta duan ATDHEUN, andaj ky libër me vlera dimensionale mund të shërbejë edhe si lekturë shkollore”). Tomë Mrijaj (“I shprehi mirënjohjen time të pakufishme profesor Mikel Gojanit, për këtë nismë qëllimmirë me vlera kaq të mëdha morale dhe humane! Ai, nuk duhet të mbetet as i vetmi e i fundit, por duhet të shndërrohet në një traditë të vazhdueshme dhe të pasurohet herë mbas herë me libra të tjerë të shkollave të mbarë Kosovës, Shqipërisë dhe të gjithë trojeve shqiptare, në nderim të atyre mësuesve, që me përkushtim dhanë një kontribut me plot vlera në përhapjen, zhvillimin dhe përparimin e arsimit shqip mbarëkombëtar”). Luz Thaqi (“Libri i Gojanit, “Nju Jorku, botë në miniaturë”, do të mbetet gjithnjë i freskët për lexuesit, të cilët janë të interesuar të shohin një peizazh të gjallë të kësaj lidhje të cilën lidhje Vinces Doxa (poeti i mirë njohur arbëresh) do ta quante në përkushtimin e tij në një libër…”). Zef Ndoci (“Librat e Mikel Gojanit vlen të lexohen nga të gjithë shqiptarët e kudo ndodhur”). Ali R. Berisha (“Jemi mësuar ta ndjejmë si poet, në atë hapësirë shpirtërore ku i rreh pulsi krijues dhe nga ajo botë poetikisht na i zgjon xiglimet tona shijuese”). Sejdi Berisha (Ai ka bërë përpjekje që të krijojë një pasqyrë të thesarit krijues duke mishëruar traditën me bashkëkohësinë, por edhe duke na ofruar peshën e fjalës përmes opinioneve dhe vlerësimeve të krijuese dhe penave të njohura në fushën e studimeve letrare dhe historiografike). Vlash Prendi (“Prof. Mikel Gojani, pa mendjen tuaj, fjalën tuaj të mençur dhe dorën tuaj të artë, letërsia dhe kultura shqiptare do të ishin të mangëta”),. Gani Xhafolli (“Mikel Gojani meriton notë të lartë edhe prej çdo germe dhe rrokje që ka shkruar në veprat e tij”). Riza Greiçevci (Poeti Mikel Gojani, si një sintezë përdor gjeografinë e jetës. Sintagma “gjeografia e fjalës”, duhet kuptuar si koncept hapësinor, po edhe kohor, si dhe si një sintezë përmbajtjesore të frymëzuar nga aktualiteti. Për t’u qasur dhe për ta realizuar më mirë këtë problematikë Gojani përdor sidomos toponomastikën shqiptare). Pal Canaj (“Shkrimtari Gojani si poet, si prozator, kritik letrar e publicist ka ngritur cilësinë dhe kuotat e krijimit vetjak. Ai paraqet profilin shkrimtarit dhe kontribuuesit tejet të dalluar të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Dhe këtë ka arritur me punë, pasion, me talent dhe përkushtim”). Maxhun Smajli (“Mikel Gojani, një poet, shkrimtar e publicist i një figuracioni kozmik, përmes mbresave të përzgjedhura, fotografive e faksimileve më kujtonte ditët e bukura të kohës së vjetër. Ato ditë që më bëjnë të gjallë edhe pas vdekjes”). Hajdin Morina (“Mikel Gojani me ndjeshmërinë e vet njerëzore dhe artistike e ka pasuruar fondin e letërsisë sonë për fëmijë duke krijuar vepra që reflektojnë një vlerë estetike dhe një imagjinatë që është në funksion të formimit kulturor, estetik, njerëzor dhe kombëtar”). Haxhi Muhaxheri (“Vargu i Mikel Gojanit dallohet për gjerësinë dhe madhështinë tematike, shumëllojshmërinë motivore-ideore, për barasvlerën e arritshmërisë realizuese, për komunikim të hapur me nëntekst jo fort të hermetizuar, për preokupime të shfaqura nga shumë lëmenj të jetës që e mundojnë autorin e që ai nuk ngurron për t’i shprehur, për ngarendje nga elementet e pashfrytëzuara apo motivet e lëna etj.”). Lekë Mrijaj (Gojani si një krijues i moderuar i përmbi katër dekadave ka të botuara shumë e shumë libra të zhanreve të ndryshme letrare, si romane, prozë, monografi dhe të tjera vëllime me poezi, të cilat janë të shkruara artistikisht me një stil të mirë dhe në gjuhë standarde letrare shqipe gjë qe motivi i veprimtarisë së tij letrare shtrihet që nga e thjeshta, e dukshmja, e prekshmja, deri tek universi, tamam aty ku bashkohen në imagjinatë përmes shkronjave të bukura dhe të tëra ato hynë dhe ndërkohën në poezi. Pra, edhe universi është burim frymëzimi për vetë krijuesin. Që do të thotë se poezitë e këtij krijuesi kanë një metaforë të thellë me tematikë të qartë me mjaft energji pozitive, ndjeshmëri dhe origjinalitet dhe se veprat e tij i pasurojnë tej mase në planin referencial të tekstit poetik”). Vilson Culaj (“Lexuesit shqiptarë kanë njohuri për veprën letrare të Mikel Gojanit, si në poezi, prozë, kritikë letrare, por pena e tij e çmueshme shquhet edhe në zhanrin e publicistikës, art të cilin e kultivon me dekada”) si dhe shumë kritikë e studiues të tjerë si Alfred Beka, Hasan Hasanramaj, Rrok Berisha, Izet Musaj, Xhavit Aliçkaj, Esat Loshaj, Pranvera Gjoni, Dava Nikolli, Artesa Osmanaj, Isa Vatovci, Gjon Krasniqi, Hil Alia etj., analiza të cilat janë të botuara nëpër vite në libra, gazeta prestigjioze (Rilindja, Bujku, Viktoria, Bota Sot, Koha Ditore, Epoka e Re, Kosova Sot, Illyria Press… etj) si dhe në revistat e kohës (Nacional…) qe janë shkrime, reflektime të doajenëve të letërsisë të cilët i pasqyrojnë vlerat e artit letrar, studimor e artistik. 

Në përmbyllje të këtyre pak fjalëve modeste të cilat i kam artikuluar në opinionin tim, dedikuar prof. Mikel Gojanit, e them me plotë përgjegjësi se ky krijues si një personalitet madhor i librit vërtetë reflekton një pozitivitet në punë duke dhënë mesazhe në rrafshin letrar e artistik. 

Shkrimtari Mikel Gojani për dekada të tëra është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i cili ka të botuara përmbi 38 libra të ndryshme e që nē dorëshkrim ka edhe shumë e shumë libra tjera të zhanreve të ndryshme, përfshirë me monografi studimore, romane, prozë, ese, poezi epike, lirike dhe antologjike. 

Gëzuar 65 vjetorin e lindjes dhe pensionimin tuaj! Shëndet dhe çdo të mirë! Akoma presim shumë nga ju-Profesor i dashur Mikel Gojani!– do të ishte fjala ime përmbyllëse e këtij reflektimi. 

Ps: Dy vite më parë me shkrimtarin Mikel Gojanin, kam realizuar një intervistë të gjerë, të cilën intervistë e kam artikuluar në librin qe titullohet: “Krijuesi i kujtesës, i ëndërrimit për të bukurën, ”Bashkëbisedim me krijuesin Mikel Gojani”. I intervistuari Mikel Gojani, shpalos ndjeshëm, ngrohtë e bukur, aty ku lindi, e u rrit, dhe në ç’ vënd u shkollua si dhe përjetimet dhe ç’farë e frymëzoi atë njëkohësisht cila është lidhja e profesionit të tij të mësuesit me artin dhe letërsinë, që sot ai kur kthen sytë prapa ndër dekada të tëra, nuk e ka edhe aq të vështirë të na sjellë kujtimet gjithëperfshirëse për vendlindjen e tij, pikërisht aty ku lindi e u rrit, pikërisht e prezantoi artin e tij gjithëperfshirës, kauzën kombëtare për liri, demokraci dhe pavarësi të Kosovës.

Klinë, më  27.4.2021