Qeveria e Kosovës po mban mbledhje e nisur në orën 19:00, në të cilën po shqyrtohen masat e reja anti-COVID.
Njëri nga vendimet që ka marrë Qeveria është lejimin i punës së gastronomisë, objekteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive, të cilat nga e hëna do të punojnë deri në orën 22:00.
Institucionet private dhe publike arsimore vazhdojnë procesin e mësmit normal.
Gjithashtu do të hapen edhe qendrat tregtare.
Ndërsa, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë nga ora 22:30 deri në 05:00.