Gazeta raportoi se sot ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Raçë të Gjakovës, ku mbetën të vdekur tre persona.
Zyrtarisht është konfirmuar tashmë nga zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nusret Gjurkaj, se një veturë ka dalur jashtë rrugës, ku si pasojë tre persona kanë vdekur.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 Policia është për një aksident në fshatin Raçë .Patrullat policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashtë rrugës kanë qenë 3 persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ambulanta , zjarrfikësat , njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat që gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, tha Gjurkaj