Tërnava ka thënë se do të varet nga numri i të infektuarve për mundësinë e faljes së Bajramit në xhamia.
Kryemuftiu i Kosovës Naim Tërnava thotë se për të ruajtur shëndetin publik Bashkësia Islame vitin e kaluar kishte mbyllur xhamitë në Ramazan.
“Ishte vendim i dhimbshëm por tepër i nevojshëm mbyllja e xhamive”, deklaroi Tërnava në emisionin “Personale”.
Por Tërnava thotë se edhe këtë vit situata është shumë e vështirë sa i përket pandemisë dhe ai u ka bërë thirrje besimtarëve të respektojnë masat e vendosura nga IKSHP.
“Edhe këtë vit siç po shihet do të jetë një Ramazan në kushte jonormale. Unë ftoj të gjithë besimtarët të respektojnë masat e vendosura nga institucionet shtetërore me të vetmin qëllim që të ruhet shëndeti publik”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pari i muslimanëve të Kosovës thotë se të infektuarit me coronavirus nuk e kanë obligim agjërimin pasi sipas tij të sëmurëve u lejohet të abstenojnë nga agjërimi.
“Nëse bëjnë më mirë më vonë duhet ta kompensojnë me aq ditë sa nuk kanë mundur të agjërojnë”.