Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë, ka filluar vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë të kësaj qendre kunder virusit Covid-19.
“Njesia e Vaksinimit bëri me dije se deri me tani ata kanë pranuar 100 vaksina nga IKSHPK-ja duke folur edhe rreth procesit të vaksinimit. “Në fillim do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë të sektorit publik, pastaj edhe sektorit privat. Në bazë të udhëzimeve dhe furnizimit me vaksina nga IKSHPK-ja do te fillojmë me vaksinimin e qytetareve mbi moshën 80 vjeçare, e pastaj ata me sëmundje kronike” u shpreh drejtori Anton Shllaku. Ai potencoi se procesi është duke shkuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë problem deri më tani” thuhet në njoftimin e Drejtorisë së QKMF-së.