Dje është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Drenas,
Dje në orët e mëngjesit është gjetur i vdekur një person në shtëpinë e tij në Komoran,.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje me një armë zjarri.
Zyrtarët policorë në vendin e ngjarjes kanë gjetur një armë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.