Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë për dy ditët e ardhshme në vendin tonë.
IHMK me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se do të mbajë mot me diell dhe me vranësira kalimtare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.