Kryeministri Albin Kurti, pas telefonatës së marrë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se po punojnë ditë e natë për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.
Një deklarim të tillë Kurti e ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, derisa tha se von der Leyen ka shprehur përkushtimin e saj për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
“Sot pranova një thirrje telefonike nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila konfirmoi angazhimin e BE’së për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar në postimin e tij Kurti.
“Kosova nuk ka marrë asnjë deri më tani, kështu që ne po punojmë ditë e natë për t’i siguruar ato”, shkruhet tutje.
Për mbështetjen e BE’së për sigurimin e imunizimit të kosovarëve ndaj koronavirusit përmes vaksinës ka folur vetë presidentja e KE’së. Von der Leyen, nëpërmjet një postimi ka thënë se do shpërndahen vaksina për punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë