Megjithatë, jo të gjithë drejtorët e Komunës sonë kanë udhëtuar për Shqipëri,shkruna Klina info.
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Ilir Bacaj, ka njoftuar se sot ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për ndihmë familjeve të komunitetit pakicë në komunën tonë.
Ja postimi i z. Bacaj
“Vazhdojmë me angazhim në ndihmë familjeve që jetojnë në varfëri te skajshme në mënyrë që të ju ndihmojmë në lehtësimin e problemeve dhe vështirësive jetësore.
Bashkë me përfaqësuesin nga Organizata “Youth Innovation center”, kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku parashihet të ndihmohen familje të komunitetit pakicë me pako ushqimore dhe higjienike në komunën tonë.
Duke u bazuar në faktin se niveli i varfërisë i familjeve të komunitetit RAE, është mjaft i lartë, e falënderova përfaqësuesin nga Organizata “Youth Innovation center” me seli në Pejë, për ndihmën e ofruar për këto familje”./Klina.imfo/