Me shumë probleme vazhdojnë të ballafaqohen qytetarët e Republikës së Kosovës.
E, banorët e fshatit Gjurgjevik i Madh janë në hall me rrymë elektrike.
Që nga vitit 1974, kur rrjeti elektrik është instaluar në këtë fshat, gjegjësisht në Lagjen Mertur, ata s’po kanë rrymë të mjaftueshme.
Rryma e dobët po ua vështirëson jetën, ndërsa këtë gjendje e kanë që nga paslufta.