Bashkimi – Dukagjini është sfida kryesore e ditës së sotme

 

Në kuadër të javës së 27-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll sot luhen tri ndeshje,

Bashkimi – Dukagjini është sfida kryesore e ditës së sotme , më vendasit që po luftojnë për mbijetesë dhe me mysafirët që kërkojnë pikët e plota për të mbajtur pozitën e dytë që dërgon direkt në Superligë.

Vllaznia e Pozheranit dhe Kika luajnë duelin e mbijetesës, ndërsa Vushtrria si lidere e pret Drenasin.

Bashkimi – Dukagjini

Vlaznia – Kika

Vushtrria – Drenasi

Të gjitha takimet  nisin nga ora 16:00./Gazeta inFokus/