Qendra e Vetëvendosjes në Pejë ka njoftuar se 93 anëtarsime të reja i janë bashkuar në kuadër të mobilizimit dhe mbështetjes për fitoren e Lëvizjes në Pejë dhe Kosovë.
Organizimi i qytetarëve në lagje e fshatra dhe koordinimi i tyre me Shtabin Zgjedhor në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë janë tregues që fitorja jonë do ta tejkalojë edhe prashikimin e opitimistëve me të mëdhenjë.
Në zgjedhjet e kaluara për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Lëvizjen VETËVENDOSJE! e votuan rreth 10.000 qytetarë nga Komuna e Pejës. Ishim subjekti politik i përveçëm më i votuar.
Kësaj radhe, me përkrahjen që po na e ofron Peja, ky numër do të jetë shumë më i madh dhe fitorja shumë më bindëse. Kështu ka njoftuar Qendra e Pejës e Vetëvendosjes