Një pompë e derivateve në fshatin Zahaq në Pejë ka qenë cak i hajnave dje rreth orës 05:00 të mëngjesit,
Sinjali mëson se dy punëtorë të kësaj pompe kanë raportuar në Polici se derisa ishin duke punuar, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur mbi 500 euro para të gatshme.
Të dyshuarit pasi e kanë kryer grabitjen janë larguar në drejtim të panjohur dhe policia është ende në kërkim të tyre.