Përveç 21-vjeçares nga Prishtina, sot në QKUK ka ndërruar jetë edhe një paciente e prekur me COVID-19,
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e cila tha se pacientja e dytë që vdiq në orët e para të mëngjesit ishte një grua shtatzënë 41-vjeçare.
Qyqalla tha se të dyja pacientet kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte.”
“Po ashtu, rreth orës 06:35 një grua shtatzënë, e lindur më 1980, e konfirmuar me COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Qyqalla