Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Llozicë të Malishevës, dje në orët e vona,
Siç mëson Sinjali nga burimet e saj, ankuesi ka raportuar në polici se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë tij, dhe kanë vjedhur para të gatshme rreth 9 mijë euro dhe stoli ari me vlerë rreth 5 mijë euro.
Rasti është duke u hetuar.