Këngëtarja kosovare Rita Ora ka thënë se muzika që ajo bën ka pasur ndikim pozitiv në jetën e saj.
Gjatë një performance në Nova’s Red Room në Sydney, këngëtarja 30-vjeçare ka thënë se muzika ia ka shpëtuar asaj jetën.
Rita ka thënë se ishte saktësisht kënga “Let You Love Me” ajo që ka ndikuar për një kthesë të madhe në jetën e saj.
“Ishte një kohë kur njerëzit ishin në rregull dhe mendonin se nëse unë nuk e dua vetën atëherë si do ta lejojë dikë tjetër të më dojë“, është shprehur Rita gjatë performancës.
Ajo ka shtuar se për shumë njerëz nevojitet kohë e gjatë për të kuptuar se nuk mund të të dojë dikush nëse nuk e do vetveten.
“Disa njerëz e kuptojnë këtë më herët, disa më vonë. Unë e kam kuptuar vonë mirëpo më mirë vonë se kurrë”, ka thënë Rita.
Këngëtarja është duke qëndruar në Australi për të marrë pjesë në “The Voice of Australia