Departamenti i Patentë-Shoferëve në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, ka publikuar orarin për paraqitjen e provimit teorik për kategorinë “B”.
Në njoftim thuhet se për shkak të numrit të madh të kandidatëve në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, paraqitja do të bëhet sipas shkronjave të para të mbiemrit.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të numrit të madh të kandidatëve të krijuar në Njësinë Regjionale të Patentë Shoferit në Prishtinë, po ju njoftojmë lidhur me orarin e paraqitjes së kandidatëve për provim Teorik ( Test ), kategoria “B” si në vijim ;
• Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: A, B, C testin Teorik mund ta paraqesin nga data 17.03.2021.
• Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: Ç, D, DH, E, Ë testin Teorik mund ta paraqesin nga data 18.03.2021.
• Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: F, G, GJ testin Teorik mund ta paraqesin nga data 19.03.2021.
• Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: H, I, J testin Teorik mund ta paraqesin nga data 22.03.2021.
• Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: K, L, LL, M testin Teorik mund ta paraqesin nga data 23.03.2021.
• Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: N, NJ, O, P testin Teorik mund ta paraqesin nga data 24.03.2021.
• Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: Q, R, RR, S, SH testin Teorik mund ta paraqesin nga data 25.03.2021