Organi më i lartë i partisë, mblidhet për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet nacionale.
Salla është gati edhe për PDK-në.
Brenda saj të mërkurën do të mblidhen anëtarët e Këshillit Drejtues, të kësaj partie.
Arsyeja e kësaj mbledhje janë pakënaqësitë pas rezultatit të zgjedhjeve nacionale.
Madje, këtu siç merr vesh T7, do të kërkohet edhe dorëheqja e kryesisë së partisë e made edhe zgjedhja për ushtruesin e detyrës së kryetarit të ri të PDK-së.
Se do të mblidhet këshilli, si organ me i lartë i partisë, e ka konfirmuar edhe kryetari në detyrë i kësaj partie.